Kthehu në faqen kryesore

Kushtet e përdorimit

Operator: Rea Marketing SHPK · Platforma Dizajneri.online

1. Pranimi i kushteve

Duke krijuar një llogari në Dizajneri.online ti pranon këto Kushte të përdorimit dhe Politikën e privatësisë. Nëse nuk i pranon, nuk mund të përdorësh platformën.

2. Llogaria dhe roli

Gjatë regjistrimit zgjedh një rol: Klient ose Freelancer. Të dhënat që jep duhet të jenë të vërteta dhe të tuat.

Klientët verifikojnë identitetin me emër, mbiemër, numër telefoni, numër personal dhe foto të fytyrës të bërë live nga kamera.

Çdo freelancer duhet të ngarkojë një foto profili reale. Screenshot-et dhe imazhet e marra nga ChatGPT, Google ose Pinterest nuk lejohen.

3. Përmbajtja dhe portofoli

Punët e publikuara duhet të jenë origjinale dhe pronë e freelancerit. Imazhet e shkarkuara nga internet, screenshot-et ose punët e gjeneruara e të prezantuara si origjinale bllokohen dhe llogaria mund të pezullohet.

4. Komunikimi

Bisedat mes klientit dhe freelancerit bëhen brenda platformës. Shkëmbimi i numrave të telefonit është i ndaluar dhe filtrohet automatikisht. Administratori ka të drejtë të kontrollojë bisedat për parandalim të mashtrimeve.

5. Pagesat dhe komisioni

Të gjitha pagesat bëhen ekskluzivisht përmes platformës me OneFor ePay. Komisioni i platformës është 10% e vlerës së porosisë.

Freelanceri paguhet dy herë në muaj, më 1 dhe më 15.

Pagesat jashtë platformës nuk mbrohen dhe mund të sjellin bllokim të llogarisë.

6. Reklamat dhe verifikimi

Profilet e promovuara (Bazik 9.99€/muaj, Pro 29.99€/muaj, Biznes sipas marrëveshjes) shfaqen para të tjerave.

Distinktivi blu i verifikimit kushton 5€/muaj ose 40€/vit, aprovohet nga administrata dhe ka datë skadimi.

7. Pezullimi i llogarisë

Llogaritë që shkelin këto kushte — mashtrim, përmbajtje e vjedhur, pagesa jashtë platformës ose sjellje abuzive — mund të bllokohen pa paralajmërim.

8. Kontakti

Për çdo pyetje mbi këto kushte shkruaj në kontakto@rea-marketing.online.

Lexo edhe Politikën e privatësisë.